Një tragjedi e rëndë ka goditur skenën muzikore maqedonase, pasi një zjarr shkatërrues në një diskotekë në Koçan, Maqedonia e Veriut, i mori jetën disa anëtarëve të grupit të njohur hip-hop DNK dhe stafit të tyre.

Në mesin e viktimave ishin këngëtari Andrej Gorgievski, bateristi Gjorgi Georgiev, pianisti Filip Stevanovski dhe fotografi i grupit Aleksandar Efremov, i cili i shoqëronte në pothuajse të gjitha koncertet e tyre.

Gjithashtu, më vonë u konfirmua edhe humbja e Sara Projkovskës, e cila ishte një mbështetëse e grupit dhe punonte si profesoreshë. Një tjetër viktimë ishte edhe kitaristi Aleksandar Kolarov.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kryetari i Komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov, shprehu dhimbjen për humbjen e bashkëqytetarit të tij, Gjorgi Georgiev: “O fëmijë i bukur, të kërkuam në të gjitha spitalet, me shpresën se do të të gjenim… Por më pas morëm lajmin tragjik që nuk do të doja ta dëgjoja kurrë. Strumica ka humbur një muzikant të talentuar, një mik të dashur dhe një njeri me zemër të madhe. Muzika dhe kujtimi i tij do të jetojnë përgjithmonë në zemrat tona”.