Të paktën 6 viktima dhe 53 të plagosur shkaktoi shpërthimi në një zonë të populluar në qendër të Stambollit.

Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi shpërthimin, ndërsa Presidenti i Turqisë, Reccep Tayip Erdogan, tha se autorët do të marrin ndëshkimin e merituar.

Nuk mund të themi me siguri se ishte një sulm terrorist, por vjen erë sulmi terrorist. Përpjekjet për të marrë në dorë Turqinë përmes terrorizmit do të dështojnë”, tha Erdogan.

Erdogan  NATO duhet te ndermarre hapa me te vendosur 1280x720

Fotot dhe videot nga vendngjarja të momenteve të para pas shpërthimit, tregojnë shumë trupa të gjakosur dhe të shtrirë në tokë.