Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu inspektoi punimet në spitalin rajonal memorial në Fier i cili është gati të hapë dyert.
I financuar nga qeveria turke e Erdogan, Spitali i Fierit është ndërtuar për pak më shumë se tre muaj.
Manastirliu tha se aty do të ketë një sërë shërbimesh për qytetarët.
“Do të mundësoje rritjen e kapaciteteve spitalore, edhe do krijojë cilësi në marrjen e shërbimeve. U bë në një kohës shumë të shpejt, falë bujarisë së Turqisë mike.
Tashmë kanë ardhur dhe operatorët dhe janë gati që spitali të futet në operacion , ka dhe shërbime urgjence. Janë rreth 700 punonjës aplikues, që janë në fazën e përzgjedhjes dhe do kalojmë në stafin administrativ pastaj”, tha Manastirliu.
Top Channel