Me kaq rrogë sa marrim ne, as për shpenzimet e shtëpisë nuk na dalin,” thotë qytetarja.
Në vitin 2019 qarku i Elbasanit ishte i dyti në rang vendi me konsumin më të ulët.
Sipas INSTAT një familje atje shpenzoi 68.903 lekë në muaj, ndërsa qarku i Tiranës që shpenzoi më shumë kishte një mesatare prej 98.402 lekësh në muaj.
Por, situata e shkaktuar nga koronavirusi e nisur në vitin 2020, papunësia, varfëria dhe emigracioni duket sikur thelluan më tej krizën ekonomike në familjet në Elbasan.
Ushqimet bazë, dhe ilaçet janë shpenzimet kryesore për qytetarët.
“Ushqimet më tepër, se jemi fukarrenj, papunësi me borxh poshtë e lart, çfarë të bëjmë ku të shkojmë,” thotë qytetarja.
Ushqime dhe ilaçe, unë njëherë sidomos,” thotë një qytetare tjetër.
“Për ilaçe,” thotë një tjetër.
Sa për kursimet, ata shprehen se gjatë viteve të fundit nuk kanë kursyer asgjë, madje thonë se mbahen edhe me të ardhurat nga emigracioni.
“Ku bëhet fjalë, ku kemi shtet ne që të kursejmë gjë,” thotë qytetarja.
“Çfarë kursimi, na ndihmojnë kalamajtë se mos ishin fëmijët ne do hanim bukë me gjizë,” shprehet qytetarja.
“S’bëhet fjalë për kursim, flasim për të plotësuar nevojat,” thotë një tjetër.
Emigracioni duket se është një tjetër shkak për dobësimin e ekonomive familjare, pasi nga viti 2011 deri në vitin 2019 nga Elbasani kanë emigruar 12.5% e popullsisë që sipas censusit të fundit ishte 295.827.
Ora news