Ka profesione që hasën vështirësi dhe pengesa gjatë këtyre 14 muajve të pandemisë, por ka edhe profesione që u përshtatën më së miri me normalitetin e ri.

ARJANA RRELI, EKSPERTE E MIRËQENIES: NE SHOHIM NJË KËRKESË TË SHTUAR PËR NDIHMË TË PROFESIONEVE TË TILLA SI EKONOMISTËT DHE JURISTËT.

POR AJO QË KEMI VËREJTUR ËSHTË TENDENCA E SHFAQJES SË ÇRREGULLIMEVE TË ANKTHIT EDHE PANIKUT MË SË SHUMTI EDHE TEK ARSIMTARËT. KJO PASI MËSUESIT KRAHAS PËRSHTATJES MË MËSIMIN ONLINE, JANË NJËKOHËSISHT EDHE PERSONA QË KUJDESEN EDHE PËR MBARËVAJTJEN E FËMIJËVE DHE FAMILJES SË TYRE.

NËSE TEK PROFESIONET DO TË PËRFSHIJA EDHE SHTËPIAKET, EDHE TEK ATO VËREHET NJË NGARKESË SHUMË E MADHE PERIUDHËN E FUNDIT, SEPSE DUKET QË ËSHTË ARRITUR NJË NIVEL I LARTË KONSUMIMI EDHE I TYRE, PASI KANË MBAJTUR NJË NGARKESË SHUMË TË MADHE NË 14 MUAJ. PASTAJ MUND TË RENDISIM NË NJË GRUP TË MADH PROFESIONE TË TILLA SI INXHINIERËT, MATEMATIKANËT, FIZIKANËT, QË JANË PROFESIONE QË MERREN ME DETAJE. EDHE PERSONA QË KISHIN SIPËRMARRJE NË SHËRBIME, TË LLOJIT BARE, RESTORANTE ANKOHEN DHE KËRKOJNË NDIHMËN TONË, PASI PRITSHMËRITË E TYRE I KUFIZOI PANDEMIA.

MË DUHET TË RENDIS EDHE NJË PJESË TË KOLEGËVE TË MI, MJEKË DHE INFERMIERË, MEGJITHËSE NUK MUND T’I RENDIS NDËR TË PARËT, PASI DUKE QENË NË FUSHËN E MJEKËSISË E KUPTOJNË SHUMË MË PËRPARA PROBLEMIN DHE E TRAJTOJNË ATË MË NDIHMËN E KOLEGËVE.

NJERËZIT E MEDIAS DUKET SIKUR JANË IMUNIZUAR BASHKË ME VAKSINËN. AI NGËRÇI I MADH DHE E PANJOHURA QË PËRSHIU EDHE PUNONJËSIT E MEDIAVE SI KËDO TJETËR, KA FILLUAR TË REDUKTOHET, DHE SË BASHKU ME TË EDHE NUMRI I ATYRE QË KËRKOJNË NDIHMË.