Një djalë 13 vjeç u përpoq të dilte nga dritaret gjatë një fluturimi të American Airlines nga Maui në Los Angeles të martën. Avioni u devijua në Honolulu dhe fëmija u mor në paraburgim.
Djali filloi të bëhej shumë agresiv edhe me nënën e tij dhe u desh ndërhyrja e ekuipazhit dhe pasagjerëve të tjerë për ta neutralizuar.
Në videon e mëposhtme mund të shihet se si pasagjerët e mbajnë fort djalin që të mos lëvizë dhe njëri nga anëtarët e ekuipazhit e lidh me një shirit ngjitës. Sapo avioni u ul djali u dërgua në paraburgim por ende nuk dihet se çfarë mund ta ketë shkaktuar këtë agresivitet të tij.