Papa Françesku, i cili nuk e ka vizituar Argjentinën që kur u nis për në Vatikan një dekadë më parë, tani po planifikon një udhëtim në vendin e tij të lindjes në vitin 2024.
“Unë gjithmonë kam dashur të kthehem”, citohet të ketë thënë Papa nga gazeta La Nacion. Nëse dëshira i plotësohet, ai do të udhëtojë një vit pas zgjedhjeve të përgjithshme në tetor.
“Mos e lidhni me politikën, ju lutem”, ka shtuar ai. Vatikani nuk ka komentuar asgjë deri më tani. Françesku është udhëheqësi i parë i Kishës Katolike Romake në Amerikën Latine.
Ndonëse prej vitesh nuk ka qenë në Argjentinë, ai ka bërë disa udhëtime të tjera jashtë vendit, duke përfshirë edhe vendet e Afrikës.