Reali i Madridit ka nisur kërkimin për trajnerin e ri menjëherë sapo u konfirmua largimi i Zinedin Zidanit. Siç është logjike, në një situatë të tillë drejtuesit kërkojnë pak kohë që të marrin vendimin e duhur. Sipas gazetës “AS”, Reali i Madridit ka kontaktuar me Antonio Konten për të kuptuar disponibilitetin e tij idenë që ka në rast se do të jetë “timonieri” i projektit të ri të klubit.
Italiani është i lirë pasi prishi kontratën me Interin dhe u pëlqen realisht drejtuesve madrilenë. Në këtë bisedë klubi i Realit donte të kuptonte se si është ideja e Kontes me planin për rinovimin e grupit që ka në “Bernabeu”. Ky është momenti për të marrë vendime të vështira, me largime lojtarësh që kanë qenë të rëndësishëm për këtë Real dhe për të ecur me të njëjtën linjë me trajnerin e ri.
Interesi për Konten është vjen nga larg. Kampioni i Italisë ka qenë kandidati kryesor për të zëvendësuar Lopeteguin. Në atë kohë e ndaluan disa situata dhe trajneri italian nuk donte të ishte pjesë e një projekti të nisur, por gjithashtu edhe lojtarët e rëndësishëm ishin kundër tij.
“Respekti fitohet, nuk imponohet” ishin fjalët e Ramosit për një kalim të mundshëm të Kontes në Madrid.
Por, tani është koha për të ndryshuar sepse këta liderë nuk do të jenë sezonin e ardhshëm në Madrid dhe vetë Ramos e ka të ardhmen të paqartë. Konte ka në favor faktin që ndërton skuadra fituese dhe vendos rregull, ashtu siç bëri këtë vit në Serinë
A duke fituar me Interin për të prishur hegjemoninë e Juventusit. Është një trajner kërkues dhe me karakter shumë të fortë, i cili gjithmonë modifikon skuadrat dhe i bën kompetitive.
Pikërisht këtë, po kërkon Reali i Madridit pas një sezoni që nuk fitoi dot asnjë trofe. Por, nëse gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet, Reali ka edhe bisedime me trajnerë të tjerë si Poçetino apo Raul Gonzalez. Mbetet për t’u parë edhe ideja e Kontes, i cili nuk ka vendosur nëse do të rikthehet menjëherë në “pistë” apo do të pushojë një vit.