Zyrtarët ukrainas po paralajmërojnë se forcat ruse mund të përshkallëzojnë sulmet raketore dhe ajrore gjatë fundjavës, përpara festimeve të planifikuara të Ditës së Fitores të Rusisë të hënën.
Nisur nga kjo, Volodymyr Zelensky u bëri thirrje qytetarëve që të zbatojnë rreptësisht rregullat e të mos injorojnë sirenat e sulmit ajror.
“U kërkoj të gjithë qytetarëve tanë – veçanërisht këto ditë – të mos i injorojnë sirenat e sulmit ajror”, tha ai. “Ju lutem, kjo është jeta juaj, jeta e fëmijëve tuaj. Banorët janë gjithashtu të ndaluar të vizitojnë pyjet në territorin e dikurshëm të okupuar sepse “një kërcënim i madh i minave dhe minave me tela të mbetura pas ushtrisë ruse mbetet atje. Sigurohuni që të respektoni ndalimin,” u kujtoi Zelensky ukrainasve.
Në 9 maj, që është Dita e Fitores në Rusi – ditën kur vendi shënon fitoren e sovjetikwve ndaj nazistëve në Luftën e Dytë Botërore.