Policia ka gjobitur 3088 drejtues mjetesh gjatë 48 orëve të fundit për shkelje të ndryshme që mund të shkaktojnë aksidente.

834 gjoba janë vendosur për parakalime të gabuara; 748 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit; 846 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara; 453 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit; 178 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse dhe 29 masa për shkelje të semaforit.

Gjithashtu janë pezulluar 98 leje drejtimi, nga të cilat 76 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 22 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Njoftimi i plotë

Më qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Sektorët e Policisë Rrugore në 12 Drejtoritë Vendore të Policisë,  kanë intensifikuar kontrollet duke përdorur mjetet e pauniformuara, kamera të vendosura në automjete, radarë, alkooltestues dhe dronë, në të gjitha  akset rrugore kombëtare dhe rrugë të tjera të evidentuara si njolla të zeza për shkak të ngjarjeve rrugore me pasoja të ndodhura më parë.

Gjatë 48 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë konstatuar dhe arrestuar 9 drejtues mjetesh, 4 prej tyre për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 2 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Janë pezulluar 98 leje drejtimi, nga të cilat 76 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 22 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Gjithashtu janë vendosur 3088 masa administrative për shkelje që janë burim për përfshirje në ngjarje rrugore, nga këto:

834 masa administrative për parakalime të gabuara.

748 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.

846 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.

453 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit.

178 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse.

29 masa për shkelje të semaforit.

Nisur edhe nga përkeqësimi i motit  me reshje shiu dhe dëbore, Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, pasi gjatë fundjavës lëvizjet në disa akse rrugore janë më të shtuara, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

#MosUbejStatistike

#RregullKujdesDurimDestinacion

#NeJemiAtyPerSigurineTuaj

Top Channel