Shkeljet e qarkullimit rrugor janë bërë shqetësim për qytetarët të cilët kanë denoncuar në polici shkeljet e ligjit që mund të ktheheshin në rrezik jete.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë bërë të mundur ndalimin e një autoveture tip “Ford” për parakalime të rrezikshme në rrugën Shkodër-Velipojë.

Drejtuesi i automjetit A.V., pas testimit për alkool rezultoi në gjendje të dehur në masën 1.56 mg/l testi i parë dhe 1.62 mg/l testi i dytë.

Gjithashtu një tjetër shofer është ndalur pranë sheshit “Karl Topia” pas denoncimeve nga qytetarët për manovra të rrezikshme.

Sakaq pas verifikimit me alkooltestues drejtuesi i mjetit në gjendje të dehur në masën 1.07 testi i parë dhe 0.80 mg/l testi i dytë.

Po ashtu Patrulla e Policisë Rrugore ka ndaluar një tjetër shofer në pasi në gjendje të dehur po kryente manovra të rrezikshme.

Abc