Kryeministri Edi Rama që ka dalë sot në zonën e “Avni Rustemit” bashkë me kryetaren e komanduar të bashkisë së Tiranës ka kërkuar informacion sesa vende do të ketë parkimi i ri në këtë zonë.

 “210 vende parkimi” përgjigjet menjëherë kryetarja e Komanduar e Bashkisë. Kryeministri evidentoi se është bërë problem parkimi në Tiranë ndaj do të ketë sipas tij një tjetër nismë, por që do të aplikohet në një kohë të dytë sapo të bëhet gati.

“Parkim i dyfishtë në rrugët e qytetit do të konsiderohet bllokim rruge dhe do të ketë të tjera penalitete sipas kodit penal”, tha Rama duke paralajmëruar kështu ndryshimet e reja.

Pra, të gjithë ato automjete që bëjnë parkim të dyfishtë edhe me sinjale ndezur, nuk do të kenë më aplikime me gjoba, por do të trajtohen në shkelje të rregullave të kodit rrugor dhe shoferët do të ndiqen penalisht.