Greqia është paralizuar sot për shkak të një greve të përgjithshme 24 orëshe, që kanë thirrur sindikata e punonjësve të sektorit privat GSEE dhe federata e nënpunësve të administratës shtetërore ADEDY.

Prej orës 10:30 të mëngjesit në qendër të Athinës, por edhe në qytetet e mëdha të vendit do të zhvillohen tubime proteste.

Mjetet e shërbimit publik do të punojnë me orar të reduktuar, ndërsa anijet do të mbeten të ankoruara në porte.

Në grevë marrin pjesë edhe mjekët e spitaleve shtetërore dhe stafi I tyre , sindikatat e mësuesve, ndërtuesit.,nënpunësit e bankave si dhe sindikalistë nga Federata Panhelene e Punëtorëve të Ushqimit dhe Turizmit.

Me synimin për pjesëmarrje masive në grevë, GSEE ka informuar në të gjithë Greqinë, qytetarët për kërkesat e punonjësve të sektorit privat, midis të cilave më kryesoret janë . rritja e pagave , marrja e masave të menjëhershme për të luftuar fitimet e jashtëligjshme nga rritja e pakontrolluar e çmimeve, riorganizimi i marrëdhënieve të punësimit , institucionalizimi i ligjit kolektiv të punës, sigurimi i strehimit të përballueshëm për të gjithë dhe zbatimi i programeve sociale të strehimit.

Nga ana e saj, ADEDY pretendon për administratën publike rritjen e pagave reale, rivendosjen e pagës së 13-14, Kontratat Kolektive të Punës,heqjen e taksës 2% për ndihmën sociale, rregullimin e ligjit të tatim taksave, rritjen e kompensimit për profesionet e konsideruara të rrezikshme dhe të pashëndetshme, masa për shëndetin dhe sigurinë në vendet e punës dhe shkollat, marrjen në punë të personelit të përhershëm, për të mbuluar mijëra vende vakante të organizmave shtetërore sidomos në fushën e Shëndetësisë, Arsimit dhe Sigurimeve Shoqërore”.

Top Channel