Nga data 2 prill në orën 08.00 të mëngjesit, për 48 orë, do të paralizohet lëvizja në pikat kufitare me Shqipërinë. Kjo pasi doganat greke paralajmërojnë grevë dy ditore.

Stafi i doganave greke paralajmëroi pjesëmarrje të gjerë në grevë dhe thanë se do të lejohen vetëm këmbësorët të cilët kalojnë pa bagazhe dhe çanta.

Sindikata e doganave tha se vendimi për fillimin e grevës ishte i pa shmangshëm pasi qeveria nuk ka përmbushur asnjë nga pikat e kërkesave të kësaj sindikate.