Një krim në familje është parandaluar në Mat, ku një 20-vjeçar dhunoi xhaxhanë e tij.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar, rreth orës 20:00, në fshatin Drita. Në banesë ndërhyri policia, që vuri në pranga të riun.
Gjatë kontrollit, atij iu gjetën të fshehura dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 34 copë fishek, 2 granata, 8 ndezëse granatash, 1 qytë dhe 1 krëhër arme.
Ngjarja dyshohet se nisi për motive banale, ndërkohë që vijon hetimi nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.
Top Channel