Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e premte moti parashikohet kryesisht i kthjellët dhe me vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës.
Era do të fryjë veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, e hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore kryesisht në veri të vendit fiton shpejtësi deri në 10 m/sek. Deti do të jetë i forcës 1 deri në 2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 20/37 | diell |
| Kukës | 17/34 | diell re |
| Lezhë | 24/36 | diell |
| Dibër | 14/34 | diell re |
| Durrës | 20/36 | diell |
| Tiranë | 23/37 | diell |
| Elbasan | 23/38 | diell |
| Berat | 18/38 | diell |
| Vlorë | 22/35 | diell |
| Korçë | 17/33 | diell re |
| Gjirokastër | 20/38 | diell |
| Sarandë | 19/35 | diell |






