Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë në ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura.
Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën jugore dhe verilindore, lokalisht reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtëra.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 1 deri 7 m/sek, hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 10m/sek, shoqëruar me valëzim të forcës 1 deri në 2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 17/30 | diell re |
Kukës | 11/25 | diell re shi |
Lezhë | 20/28 | diell re |
Dibër | 11/26 | diell re |
Durrës | 16/28 | diell re |
Tiranë | 19/30 | diell re |
Elbasan | 15/29 | diell re |
Berat | 14/31 | diell re |
Vlorë | 17/29 | diell re shi |
Korçë | 11/21 | diell re shi |
Gjirokastër | 11/29 | diell re |
Sarandë | 14/29 | diell re shi |