Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se duke filluar nga dita e nesërme, gradualisht mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore relativisht të paqëndrueshme, të lagështa dhe më të freskëta me origjinë veriperëndimore.
Moti do të jetë kryesisht i kthjellët por gradualisht duke nisur nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë do të ketë edhe alternime vranësirash hera-herës deri të dendura.
Në zonën e veriut dhe relievet kodrinore-malore në qendër, parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht shtrëngata afatshkurtër dhe stuhi shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare 3-8 m/s dhe hera-herës e fortë nga orët e mesditës deri ato të pasdites me shpejtësi 7-15 m/s kryesisht në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare. Valëzimi në det do të jetë i forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla | 
| Shkodër | 23/34 | diell re shi | 
| Kukës | 23/34 | diell re shi | 
| Lezhë | 21/34 | diell re shi | 
| Dibër | 19/33 | diell re shi diell | 
| Durrës | 22/34 | diell re | 
| Tiranë | 25/36 | diell re | 
| Elbasan | 22/38 | diell re pak shi | 
| Berat | 19/40 | diell re | 
| Vlorë | 24/39 | diell re | 
| Korçë | 20/35 | diell re | 
| Gjirokastër | 18/40 | diell re | 
| Sarandë | 22/35 | diell re | 
		





