Për ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të qëndrueshme me origjinë perëndimore. Moti parashikohet fillimisht i kthjellët si dhe shtim vranësirash mesatare deri dhe të dendura nga orët e mesditës deri ato të pasdites.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave në zonën e veriut dhe atë të qendrës. Në relievet malore për shkak të kontrastit të fortë termik këto reshje do të jenë edhe në formën e stuhive dhe rrebesheve afatshkurtër.
Era me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës kryesisht përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 10m/sek, shoqëruar me një valëzim në dete të forcës 0-1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 22/34 | diell re shi |
| Kukës | 19/30 | diell re shi |
| Lezhë | 20/34 | diell re shi |
| Dibër | 17/29 | diell re shi |
| Durrës | 22/33 | diell re |
| Tiranë | 23/34 | diell re shi |
| Elbasan | 22/34 | diell re shi |
| Berat | 19/33 | diell re |
| Vlorë | 21/32 | diell re |
| Korcë | 17/27 | diell re shi |
| Gjirokastër | 17/34 | diell re |
| Sarandë | 18/30 | diell re |






