Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se, sot mbi vendin tonë parashikohet të depërtojnë masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të shkurtra me diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive.

Lokalisht parashikohen reshje në formën e rrebesheve shoqëruar me breshër. Era parashikohet të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim 1-10 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1 dhe 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër17/21re shi / pak diell
Kukës16/22re shi / pak diell
Lezhë18/22re shi / pak diell
Dibër14/23re shi / pak diell
Durrës18/25re shi / pak diell
Tiranë18/25re shi / pak diell
Elbasan17/26re shi / pak diell
Berat14/24re shi / pak diell
Vlorë18/28re shi / pak diell
Korçë14/24re shi / pak diell
Gjirokastër15/28re shi / pak diell
Sarandë16/29re shi / pak diell

Atsh