Për ditën e martë vendi ynë do të vijojë të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qendrueshme dhe të nxehta.
Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në mesditë. Era me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi 1-5m/sek, e hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 12m/sek. Deti i forcës 2 deri në 3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 21/38 diell
Kukës 18/37 diell re
Lezhë 20/36 diell
Dibër 17/36 diell re
Durrës 22/36 diell
Tiranë 23/38 diell
Elbasan 22/39 diell
Berat 18/39 diell
Vlorë 20/36 diell
Korcë 17/33 diell re
Gjirokastër 17/39 diell
Sarandë 20/35 diell