Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga masat ajrore të thata dhe të qëndrueshme. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet i kthjellët e me vranësira të pakta kalimtare në mesditë përgjatë relieveve malore.
Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim – Veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/s, e hera-herës përgjatë vijës bregdetare kryesisht në jug fiton shpejtësi deri në 10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 0-1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 22/37 | Diell |
| Kukës | 20/34 | Diell re |
| Lezhë | 21/36 | Diell re |
| Dibër | 18/34 | Diell re |
| Durrës | 23/36 | Diell |
| Tiranë | 23/37 | Diell |
| Elbasan | 22/37 | Diell |
| Berat | 17/38 | Diell |
| Vlorë | 19/34 | Diell |
| Korçë | 18/33 | Diell re |
| Gjirokastër | 15/38 | Diell |
| Sarandë | 20/35 | Diell |
/e.m/






