Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti do të jetë i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare. Vranësirat do të jenë më tepër të përqendruara në relievet malore si dhe zonën e veriperëndimit.
Do ketë prezencë mjegull / mjegullinë në orët e para të mëngjesit përgjatë zonave luginore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi 1-7 m/s, hera-herës përgjatë vijës bregdetare deri në 10 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 0-1 me lartësi vale 0.2-0.7 m.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 7/14 | re diell |
| Kukës | 2/13 | diell re |
| Lezhë | 6/16 | re diell |
| Dibër | 0/11 | diell re |
| Durrës | 7/18 | diell pak re |
| Tiranë | 7/19 | diell pak re |
| Elbasan | 5/19 | diell re |
| Berat | 4/20 | diell pak re |
| Vlorë | 5/19 | diell pak re |
| Korcë | 1/13 | diell re |
| Gjirokastër | 2/17 | diell pak re |
| Sarandë | 5/18 | diell pak re |






