Duke nisur nga sot vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike në prag të kalimit të një fronti të ftohtë atmosferik. Në këtë mënyrë moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash hera-herës të dendura në pjesën më të madhe të territorit.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe përgjatë vijës bregdetare deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Në relievet malore reshje shiu të dobëta dhe lokale. Në orët e vona të mbrëmjes parashikohet shtim i intensitetit të reshjeve edhe në formën e stuhive.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 2-8m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore fiton intensitet deri në 12-15m/s.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër14/23Diell re shi
Kukës11/21Diell re shi
Lezhë14/22Diell re shi
Dibër10/20Diell re shi
Durrës16/25Diell re shi
Tiranë16/27Diell re shi
Elbasan16/28Diell re shi
Berat13/25Diell re shi
Vlorë16/26Diell re shi
Korcë9/22Diell re shi
Gjirokastër13/25Diell re shi
Sarandë16/25Diell re shi