Dita e premte parashikohet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës në pjesën më të madhe të vendit. Në mesditë, përgjatë relieveve malore lindore reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal. Era me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 12m/sek.
Deti i forcës 2 deri në 3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 18/30 | diell |
| Kukës | 21/26 | diell re |
| Lezhë | 22/30 | diell |
| Dibër | 16/27 | diell re |
| Durrës | 20/30 | diell re |
| Tiranë | 22/32 | diell re |
| Elbasan | 20/33 | diell re shi |
| Berat | 18/33 | diell re |
| Vlorë | 21/30 | diell re |
| Korçë | 17/25 | diell re shi |
| Gjirokastër | 18/34 | diell re |
| Sarandë | 18/30 | diell re |






