Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se dita e premte pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulë të karakterit lokal.
Era do të fryj nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, e hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 12 m/sek.
Temperaturat parashikohet të pësojnë rënie në të dyja vlerat. Valëzimi në det do të jetë i forcës 2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla | 
| Shkodër | 21/33 | diell re shi | 
| Kukës | 21/34 | diell re shi | 
| Lezhë | 18/32 | diell re shi | 
| Dibër | 17/32 | diell re shi | 
| Durrës | 22/34 | diell re shi | 
| Tiranë | 23/34 | diell re shi | 
| Elbasan | 20/36 | diell re shi | 
| Berat | 16/35 | diell re shi | 
| Vlorë | 21/34 | diell re shi | 
| Korcë | 17/30 | diell re shi | 
| Gjirokastër | 16/34 | diell re shi | 
| Sarandë | 19/33 | diell re shi | 
		





