Moti sot do të nisë i kthjellët e gradualisht vranësirat do të marrin zhvillim prej mesditës deri pasdite.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se reshjet e shiut parashikohet të përfshijnë një pjesë të madhe të vendit, në mesditë e deri pasdite. Shtrëngata dhe rrebeshe në kohë të shkurtër por që sjellin sasi të larta reshjesh në zona të caktuara. Nuk do të mungojnë lokalisht rrufetë dhe breshëri.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim 1-8 m/s e përkohësisht në bregdet e gjatë shtrëngatave deri në 14 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1 deri në 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:      

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër15/28re shi diell
Kukës11/26re shi diell
Lezhë16/28re shi diell
Dibër10/25re shi diell
Durrës15/27re shi diell
Tiranë17/28re shi diell
Elbasan15/28re shi diell
Berat14/27re shi diell
Vlorë15/27re shi diell
Korçë11/24re shi diell
Gjirokastër13/27re shi diell
Sarandë13/26re shi diell

/e.m/