Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot me diell me reshje në të gjithë territorin. Në zonat veri-perëndimore reshjet do kenë intensitet më të lartë duke rrezikuar përmbytje
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 02°C në 08°C, në zonat e ulëta nga 10ºC në 15°C dhe në zonat bregdetare nga 13°C në 16°C.
Era do të fryjë në drejtim Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të paqëndrueshëm në të gjithë territorin.
Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 01°C në 09°C dhe në zonat e ulëta nga 04°C në 11°C.
Top Channel