Home AKTUALITET Parashikimi i motit për ditën e enjte

Parashikimi i motit për ditën e enjte

18

Ashtu si sot, edhe për ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri ne 15-20m/sek, kryesisht përgjatë vijës bredgetare dhe zonave luginore.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -3 deri 10°C në zonat e ulëta -2 deri 16°C në zonat bregdetare 3 deri 15°C