Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e premte do të vijojë moti i qëndrueshëm.
Përgjithësisht do të mbizotërojë moti i kthjellët me vranësira kalimtare në orët e para të mëngjesit në pjesën bregdetare.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim 1-6m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe nëpër lugina deri në 10m/sek.
Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 9/21 | Re Diell |
Kukës | 1/20 | Diell |
Lezhë | 10/21 | Re Diell |
Dibër | 3/19 | Diell |
Durrës | 7/21 | Re Diell |
Tiranë | 8/21 | Diell |
Elbasan | 9/22 | Diell |
Berat | 3/23 | Diell |
Vlorë | 7/19 | Re Diell |
Korçë | 2/16 | Diell |
Gjirokastër | 2/19 | Diell |
Sarandë | 9/19 | Diell |