Moti këtë të dielë pritet të jetë nën ndikimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here do të ketë kalime të lehta të vranësirave, kryesisht në zonat malore përgjatë kufirit Lindor.
Sipas parashikimit nga SHMU, do të ketë kalime të lehta të vranësirave të cilat më të theksuara pritet të jenë në zonat malore përgjatë kufirit Lindor ndërsa orët vijuese i bëjnë gradualisht vranësirat më të dukshme në vend, ku priten edhe rrebeshe afat-shkurtra shiu.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 35°C.
Temperatura deri në 39 gradë celcius, parashikimi i motit për ditën e sotme
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Verior dhe veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.