Këtë të diel pritet një përmirësim i kushteve të motit, krahasuar me ditët e mëparshme, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushatarak.
Parashikohet që sot të ketë alternime vranësirash e kthjellimesh. Temperaturat do të variojnë nga -5 gradë Celsius në Shkodër deri në 15 gradë Celsius në Sarandë.
Era pritet të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina deri në 16-20m/sek.
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-21-at-7.14.33-PM.jpeg)