Për ditën e diel vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare e të ndendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët që në orët e para 24-orëshit deri në mëngjes, fillimisht në jug të vendit e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit.