Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, kryesisht në pjesën e parë të ditës, ndërsa nuk do të mungojnë intervale me kthjellime.
Reshjet parashikohen të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formë shtrëngatash afatshkurtra në pjesën më të madhe të vendit nga orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit.






