Vendi ynë do të jetë nën dominimin e intervaleve me kthjellime në pothuajse të gjithë territorin, ku vranësira të lehta pritet të ketë vetëm në zonat e thella malore të Shqipërisë.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës t’i bëjë gradualisht më të dukshme vranësirat, në të gjithë territorin ku më të dendura do të jenë në zonat lindore dhe pjesërisht në qendër duke rrezikuar reshje të pakta e të izoluara shiu e dëbore.Temperaturat e ajrit do të rriyten si në mëngjes edhe në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 1°C vlera minimale deri në 15°C maksimalja në rang territori.

Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë mbi 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgë 2- 3 ballë.