Një sistem i dendur vranësirash do të përfshijë të gjithë vendin tonë për gjatë gjithë 24 orëshit të ditës së sotme. Parshikohet që vranësirat të pësojnë zhvillime duke gjeneruara reshje shiu në veri dhe pjesërisht në qendër, ku në zona të izoluara do të ketë rrebeshe afat-shkurtra shiu.

Ndërsa në zonat e thella malore pritet të ketë reshje të pakta dhe sporadike dëbore.  Sipas MeteoAlb, mbrëmja dhe nata vonë do të sjellin reshje të pakta shiu e dëbore edhe në zonat juglindore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të ulen me 2 gradë celcius në orët e para të mëngjesit dhe në mesditë duke u luhatur nga 3°C deri në 17°C.