Pas marrjes se qindra denoncimeve nga ana e qytetarëve të Elbasanin dhe punonjësve të Inceneratorit të qytetit në lidhje me katastrofën mjedisore që prej më shumë se 1 viti po ndodh në landfill antari i këshillit bashkiak të PSD Erion Muratajt ka zbardhur detaje tronditëse mbi inceneratorin e Elbasanit.
Sipas informacioneve zyrtare të marra nga administratorët e këtij subjekti rezulton se inceneratori i Elbasanit nuk punon prej më shumë se një viti, konkretisht që prej datës 20.12.2023 (shih dokumentin) impianti i përpunimit të mbetjeve është fikur.
Gjithashtu shoqëria ECO-ELB Sha konfirmon se sasi e mbetjeve fizike në sipërfaqen e landfillit është prag katastrofe mjedisore duke u kthyer në rrezik për jetën e qytetarëve të Elbasanit.
Murataj ka bërë publik edhe dokumentin ku Eco-Elb ka informuar bashkitë e qarkut Elbasan mbi situatën kritike.





