Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga hyrja e masave ajrore të freskëta nga Europa Veri-lindore të cilat do të sjellin rënie të temperaturave në vendin tonë gjatë ditës së sotme.
E enjte 19 maj 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 7/23°C
Zona e ulët 8/27°C
Zona bregdetare 12/25°C
Kosova, e enjte 19 maj 2022
Moti do të jetë me kthjellime vranësira të pakta. Era do të jetë me drejtim Veri-lindje me shpejtësi 14 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 2°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 19°C -22°C .
E premte 20 maj 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veri-perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 7/25°C
Zona e ulët 10/28°C
Zona bregdetare 12/24°C. Sipas RTSH