Mbrëmjen e djeshme, biznesmeni i njohur shqiptar Elton Ilirjani, teksa ishte i ftuar në “Opinion”, ai ka folur për të gjithë hisotrinë e Parashqevi Simakut, duke u ndalur nga fillimi i problemeve në jetën e saj, e deri tek rikthimi në muzikë
Ilirjani ka zbuluar se Parashqevia do të kthehet në Tiranë në muajin Shtator, ku mendohet se edhe do të mbajë një koncert.
Biznesmeni i njohur shqiptar Elton Ilirjani ka folur për rastin e këngëtares ikonë që “u zhduk” nga syri i publikut për vite me radhë, për t’u rigjetur në një formë që askush s’do ta kishte imagjinuar ndonjëherë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Është emblema e gjithë problematikës së shoqërisë shqiptare, është diva më e madhe, është maja e ajsbergut…Nëse Parashqevi Simaku si histori do të hapet, shoqëria shqiptare do të tronditet”, deklaroi ai.
