
Parashqevi Simaku do të vijë dhe në Tiranë. Këngëtarja e cila kishte humbur nga syri i publikut prej vitesh, do të mbajë koncert në Tiranë në muajin shtator. Ka qenë pikërisht, Elton Ilirjani që e ka konfirmuar një fakt të tillë, duke treguar se gjithçka po përgatitet për koncertin e saj në Tiranë.
Biznesmeni Elton Ilirjani, ka rrëfyer së fundmi arsyen pse Simaku, e cila para pak muajsh u gjet e pastrehë dhe në gjende jo të mirë shëndetësore, dështoi në karrierë pasi shkoi të jetonte në SHBA.
“Ajo dështoi sepse ajo nuk zgjodhi që të ishte një “punonjëse seksi” siç janë shumë artistë të tjerë dhe në skandalet që keni parë në SHBA. Parashqevi Simaku është një person shumë i pastër, shumë i dashur, që ka besim të madh te Zoti.
Ajo e rrezaton këtë.
Kur ka shkuar në Holliwood, jo vetëm që nuk ka pasur mbështetjen e askujt nga shqiptarët, por edhe është goditur. Është goditur që në hapat e saj në Hollywood”, u shpreh biznesmeni në “Opionion”.
