Home AKTUALITET Parcelë me kanabis, dy të arrestuar në Himarë

Parcelë me kanabis, dy të arrestuar në Himarë

32

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.

Policia bën me dije se të ndaluarit janë shtetasit me iniciale A. M.,  33 vjeç dhe B. Y., 33 vjeç, të dy banues në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë.

Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, do të kultivonin 580 fara kanabisi të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, në një parcel toke në fshatin Çorraj, Himarë.

Njoftimi i plotë:

Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Sekuestrohen fara kanabisi, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Seksionin e Hetimit të Krimeve kundër Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë, në bazë dhe të informacioneve të marra në rrugë operative, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A.M., 33 vjeç dhe B. Y., 33 vjeç, të dy banues në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë.

Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, do të kultivonin 580 fara kanabisi të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, në një parcel toke në fshatin Çorraj, Himarë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.