Këngëtari i mirënjohur Snoop Dogg do të mbajë pishtarin olimpik në fazat e fundit të udhëtimit të tij, pak para se të niset drejt Kullës Eifel.

Reperi amerikan, emri i vërtetë i të cilit është Calvin Broadus Jr, ndodhet në Paris si korrespondent i Sky NBC. Snoop, 52 vjeç, ndau një foto të tij jashtë bashkisë së qytetit Hotel de Ville me mbishkrimin “Jeni gati? Lojërat Olimpike Paris 2024”

Ai do të mbajë pishtarin përmes periferisë së Parisit, Saint-Denis, ku kryebashkiaku vendas tha se do të ketë një koncert të yllit francez të Eurovizionit 2024, Slimane, përpara Katedrales së Bazilikës. Ai tha gjithashtu se do të ishte “hapi i fundit përpara Kullës Eifel”.

/abcnews.al