Viti 2023 nisi në mënyrën më të mirë për Paris Hilton dhe bashkëshortin e saj, Carter Reum, të cilët prej disa ditësh mbajnë në krahë djalin e tyre.
41-vjeçarja Paris nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën e saj të zjarrtë për një fëmijë dhe fjalët e para që ka thënë janë shumë emocionuese.
“Ka qenë gjithmonë ëndrra ime të jem nënë dhe jam shumë e lumtur që unë dhe Carter gjetëm njëri-tjetrin”, tha nëna e re për People, duke shtuar se të dy janë shumë të lumtur për familjen që kanë nisur me zemrat e tyre të mbushura me dashuri.
“Të duam, tashmë, pa fjalë”, ka shkruar Paris në postimin e saj të parë si nënë, dhe në foto shohim dorën e saj dhe një ngjyrë bojëqielli në manikyr, dhe dorën e djalit të saj, me urimet që vijnë nga çdo cep i botës.%22%3A2650.5%2C%22le%22%3A3504.5%7D
View this post on Instagram
Paris Hilton dhe i dashuri i saj, Carter Reum, u martuan më 11/11/2021 në një ceremoni luksoze që u zhvillua në rezidencën e gjyshit të saj Barron Hilton në Bel Air.
Në një intervistë që dha më herët, ajo zbuloi se ajo dhe bashkëshorti i saj kishin filluar trajtimin me IVF dhe falënderoi Kim Kardashian që e prezantoi me mjekun e saj.
“Së pari duam të kemi binjakë dhe më pas ndoshta tre apo katër fëmijë”, kishte thënë në atë kohë Paris./abcnews.al