Dëmtohet infrastruktura

Parqet në qytetin e Elbasanit janë ndër vendet e preferuara ku kryesisht të moshuarit dhe fëmijët kalojnë një pjesë të kohës së tyre. Parku “Aqif Pasha ” në qendër të qytetit është një nga vendet më të frekuentuara nga banorët por dhe vizitorët .

Por nëse sheh rreth tij infrastruktura lë për të dëshiruar. Shumë nga stolat në këtë park janë të prishur,koshat mungojë dhe ndriçimi prej më shumë se dy vitesh është jo funksional.

 Dëmtimi I këtyre stolave është bërë kryeshit nga të rinjtë e papërgjegjshëm . Të moshuarit por dhe familjareë të cilet e preferojnë këtë vend kërkojnë që këta stola të zëvendësohen me të rinj pasi në këtë gjendje nuk janë të përshtatshëm.

Dëmtimi I ambienteve publike është mungesë qytetarie nga ata të cilët bëjnë këto veprime ndaj shpesh herë duhen marrë masa ndëshkuese nga insitucionet përkatëse.