Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një deklaratë për mediat tregoi arsyet pse e ktheu ligjin për marrëveshjen e Parkut të Butrintit. Sipas Kreut të Shtetit, kjo marrëveshje nuk ka qenë transparente, madje sipas tij një nga të metat kryesore ishte se u shmang kontrolli nga KLSH.
Sipas Presidentit Meta, nuk mundet qe nje subjekt qe kërkon të marre nje pasuri te cilësohet si “partner strategjik”.
“Është e papranueshme, -u shpreh presidenti- që për një pasuri të tillë si Butrinti shteti të heqë dorë nga çdo përgjegjësi dhe autorizon një fondacion dhe vetë shteti është futur në një pozitë që nuk kontrolloni dot rolin e vet”.
“Një tjetër e metë e konstatuar është sa i takon procedurës së ndjekur për dhënin e titullit “Partner strategjik” e cila rezulton se është kryer nga një organ që ligji nuk ja ka dhënë këtë tagër ligjor.
Këshilli Kombëtar i menaxhimit të pasurive natyrore nuk ka asnjë kompetencë të vlerësoi si partner strategjik një subjekt që synon të marrë administrimin e një pasurie me vlera universale.
Si president kam vlerësuar se edhe kjo çështje të marrë kohën e nevojshme, duke iu konsultuar më të gjithë. Për një pasuri me vlera të tilla, duhet të ishte bërë transparente.
Asgjë e keqe nuk mund ti vijë kuvendit nga debati oponenca dhe transparenca.
Përgjatë shqyrtimit të ligjit në parlament është kërkuar nga deputetja Ina Zhupa dëgjesa, po këto janë anashkaluar nga kuvendi.
Nëse Kuvendi do të kishte treguar pak kujdes duke qenë se bëhet fjalë për pasuri kishte dy mundësi zgjidhje, ose të riparonte të gjitha të metat gjatë procesit parlamentar ose të kthente propozimin pranë qeverisë me rekomandimet konkrete.
Një tjetër problematike e konstatuar është fakti se marrëveshja shmang kontrollin apo auditimin nga KLSH. Kjo është e papranueshme sipas kushtetutës, pasi ajo që po jep shteti është pasuri publike me vlera universale.”