Qytetarët kërkojnë marrjen e masave
Parku Rinia në qytetin e Elbasanit I cili ështe projektuar të jetë një vend për të kaluar orë të qeta nën gjelbërimin dhe ajrin e pastër të natyrës duket se po e humbet këtë funksion pasi po kthehet dita ditës në një vend që përdorët nga konsumumuesit e lëndëve narkotike.
Të favorizuar nga kanalet e murit të vendosur përgjatë parkut shumë përdorues e kanë zgjedhur si vendin e duhur për të konsumuar drogëra të ndryshme mbetjet e të cilave qëndrojnë aty duke rrezikuar fëmijët sidomos nga kontakti me to.Të shqetësuar rreth këtij problem shprehen kryesisht të moshuarit të cilët e kanë të vetmin vend ku dalin për tu ajrosur dhe ndenjur me të afërmit e tyre.
Disa prej tyre shprehen të frikësuar për gjendjen që ndodhet këtu.Ata shprehen se duhet ndëryrë dhe duhen marrë masa për eleminimin e këtij fenomeni shqetësues.
E udhës do të ishte që gjatë mbrëmjes në këtë vend të partullonte edhe policia. Për shkak të mosmirëmbajtjes edhe sa I takon pastrimit parku rrezikon të krhehët në një vend jo të këndshëm për të kaluar kohën e lirë dhe duke rrezikuar braktisjen e tij nga qytetarët.