Giuseppe Castiglia, muzikanti Italian dhe autori i parodisë që shfryn ndaj vitit 2020 ka përfshirë në klipin me protagonistë nga shumë vende të botës, edhe dy parodistët e Vlorës, që në fund të vitit të shkuar përshtaten edhe versionin në shqip, për një vit aspak të lehtë për shkak të koronavirusit.
Afrim Agalliu dhe Agron Hamo thonë për Top Channel se janë të emocionuar që janë bërë pjesë e parodisë disa gjuhëshe dhe që po bën xhiron e botës në internet.
Në këtë klip 2 min e 58 sec ku janë përfshirë artistë nga Italia, Spanja, Holanda, Kina dhe Rusia, paroditestët e Vlorës zënë 28 sekonda.