Nga Mallakastra Berisha komentoi situatën brenda PD, duke theksuar se kjo forcë politike po përfundonte si pseudo opozitë e Edi Ramës.
Berisha vlerësoi se ishte ngritja e demokratëve në të gjithë vendin të cilët shpëtuan Partinë Demokratike.
“Partia Demokratike ka bërë gabime, dhe gabime serioze, por ka qenë në meritën e saj që nuk i ka injoruar gabimet, i ka njohur ato, i ka shpallur publikisht dhe i ka korrigjuar me guxim të madh. Nuk ka diskutim se skemat piramidale ishin një gabim historik i PD-së, por PD mbajti atë qëndrim që kërkonte morali i çdo shqiptari. Ne deklaruam një borxh që nuk është marrë, nuk njihet kurrë.
Tjetri deklaroi se do të ju kthej çdo qindarkë, shqiptarët e panë që ai mashtroi çdo qindarkë. E panë të vërtetën dhe na e kthyen besimin. PD në opozitë këto vite po ecte si njeriu i përgjumur, somnambul. Defakto në mënyrë të paimagjinueshme po përfundonte si pseudo opozitë? E kujt, e regjimit më të korruptuar, më antishqiptar, e regjimit të drogës, krimit dhe kjo do të ishte një katastrofë kombëtare. Një vit e gjysëm më parë, planet për shndërrimin e opozitës, së PD-së në një fasadë të Edi Ramës, u shpalosën me të gjithë shëmtinë e tyre.
A shumë që thonë se Sali Berisha na shpëtoi, jo. PD-në e shpëtuat ju, burrat dhe gratë e Mallakastrës, dhe të gjithë Shqipërisë, të cilët nuk pajtoheshin kurrë, të bashkonit moralin tuaj me amoralët, me kriminelët, me hajdutët, me drogmenët”, u shpreh Berisha.