Partia e presidentit francez, Emmanuel Macron ka ndryshuar emër.

Nga sot e tutje partia e Macron-it nga “La République en Marche”  do të quhet “Rilindja”.

Anëtarët e partisë u takuan të shtunën në Carrousel të Luvrit, pak metra larg Piramidës ku presidenti më i ri i Republikës Franceze festoi fitoren e tij të parë të vitit 2017.“Pa unitet, ekstremet do të fitojnë”, tha Macron, tashmë kryetar i “Rilindjes”, e cila fitoi raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në maj ndaj kandidates së ekstremit të djathtë Marine Le Pen, e cila fitoi 42% të votave./abcnews.al/