Partizani ka triumfuar përballë Tiranës në derbin e kryeqytetit, të vlefshëm për javën e 24-t të Kategorisë Superiore.
Sfida u zhvillua në stadiumin “Air Albania”, nën shiun e rrëmbyeshëm, u mbyll me rezultatin 2-0.
Golin e parë për të kuqtë e shënoi Sidibe, i cili tundi rrjetën në minutën e 26-të. Ndërkohë që për golin e dytë mendoi Vusal Isgandarli, me azerin që shënoi në minutën e 37-të, shkruan A2.
Me këtë fitore, Partizani shkon në kuotën e 33 pikëve në vendin e pestë, 3 pikë larg Dinamos që ndodhet në zonën e “Final Four”.
Ndërkohë, Tirana renditet në vendin e tetë, me 21 pikë. (A2 Televizion)






